Batha: Gjyqtarët gabojnë me dashje, pyesni Idrizin për rrogat

Futboll

Batha: Gjyqtarët gabojnë me dashje, pyesni Idrizin për rrogat

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:27
Idriz Batha

Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë. Klubi vlonjat është i mbushur me re të zeza, nga problemet me pagesat te e ardhmja e pasigurt. Administratori Sinan Idrizi jep deklarata kontradiktore, ndërsa Bashkia nuk interesohet shumë për ekipin. Në fund të ditës, "viktimat" e këtij keqorganizimi janë lojtarët që nuk paguhen dhe tifozët që shohin skuadrën të lëshojë pikë çdo ndeshje. 

Trajneri Ilir Daja nuk preferoi të fliste para ndeshjes me Luftëtarin dhe i përzgjedhuri për të dalë para kamerave ishte mesfushori Idriz Batha. Ky i fundit foli për një sërë çështjesh që shqetësojnë skuadrën e Flamurtarit. 

Luftëtari  - "Unë kam luajtur shpesh kundër Luftëtarit dhe jam mësuar, pavarësisht se jam gjirokastrit. Unë po dal të flas më shumë përpara një ndeshjeje që do ta cilësoj të vështirë, shumë të vështirë madje. Një sfidë e vështirë si për ne, si për Luftëtarin. Shpresoj të bëjmë mirë dhe të dalim me maksimumin e pikëve". 

Fitorja e fazës së parë - "Ne do të mundohemi të përsërisim atë ndeshje, por nuk janë të njëjtat situata, si për ne, si për ata. Luftëtari po lufton për mbijetesë dhe do të bëjë maksimumin për të dalë me pikë, por ne kemi potencial për të dalë me kokën lart nga kjo ndeshje". 

Gjyqtarët - "Kemi zhvilluar ndeshje të mira si në kampionat dhe në Kupë. Gabimet e gjyqtarëve do të mundohemi t'i lëmë mbrapa me shpresën se arbitrat të mos gabojnë më dhe të mos gabojnë me dashje. Nëse do të jenë gabime njerëzore, atëherë nuk mund të themi gjë. Unë nuk kam qenë këtu sezonin e shkuar, por e kam parë që Flamurtarit i janë bërë padrejtësi. Nuk kam çfarë them, ne do të vazhdojmë luftën me shpresën se do të minimizohen sa më shumë". 

Objektivi Europa? - "E synojmë. Kemi gjysmë kampionati, pikët janë aty, jemi në objektiva".  

Pagat - "Nuk më takon mua të flas, për këtë duhet të pyesni presidentin. Unë jam i përqëndruar vetëm në fushën e lojës".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat