Çudit klubi italian, përmend emrin serbisht të një qytetit në Kosovë

Futboll

Çudit klubi italian, përmend emrin serbisht të një qytetit në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:34
Çudit klubi italian, përmend emrin serbisht të një qytetit në Kosovë

Është interesant fakti me një qytet të Republikës së Kosovës, që është quajtur me emra të ndryshëm, e sidomos pushtuesit serb gjithmonë i ka penguar emri Ferizaj. Shovenistët serb e kanë quajtur Uroshevac, kurse shqiptarët Ferizaj, por ka pasur edhe të atillë që i thoshin Tasjan etj. Klubi i njohur italian, Padova ka çuditur me disa rreshta, duke e paraqitur përforcimin e ri, futbollistin Drilon Sadiku, ka shkruar mes të tjera: “Drilon Sadiku ka lindur në Ferizaj, Kosovë më 27/05/2000 (Ferizaj u quajt Uroshevac deri në fund të luftës në vitin 1999 në Kosovë)”. Por klubi italian që garon në Serie B, është keqinformuar sepse Ferizaj gjithmonë ka qenë Ferizaj,  por Uroshevac është quajtur nga shovenistët serb!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat