Zbulohet pse mungoi Xherdan Shaqiri në fitoren e Liverpoolit

Futboll

Zbulohet pse mungoi Xherdan Shaqiri në fitoren e Liverpoolit

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:51
Klopp dhe Shaqiri

Liverpooli iu është rikthyer fitoreve në Premier League, pas fitores bindëse në shtëpi me Bournemouth, duke fituar me rezultat 3 me 0.

Skuadra e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, në këtë takim nuk ka llogaritur në shërbimet e shqiptarit, Xherdan Shaqiri, i cili nuk ishte në listën e futbollistëve të gatshëm për këtë sfidë.

Mësohet se Shaqiri mungoi në këtë takim si pasojë e një tendosje të lehtë abdominale.

Ish anëtari i Bayern Munich dhe Interit, në këtë sezon për ‘The Reds’ ka shënuar gjashtë gola dhe dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat