Guardiola flet për ‘shpikjen’ e tij të re

Futboll

Guardiola flet për ‘shpikjen’ e tij të re

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 08:13
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City së fundmi ka paraqitur një ‘shpikje’ të re në formacionin dhe taktikat e tij.

Strategu spanjoll ka ‘shpikur’ pozitën e ‘mbrojtësit fals’, duke përdorur Fernandinhon si një lojtar të qendrës së mbrojtjes.

Kjo vendosje, siç ka shpjeguar më herët trajneri u jep mundësinë tre mesfushorëve që të shkojnë më përpara, pasi Fernandinho bëhet lojtari që nxjerr skuadrën përpara.

Guardiola ka folur disa fjalë për aktivizimin e brazilianit në mbrojtje, ku ka thënë se ai ka të gjitha kualitetet që të luaj si qendër mbrojtës.

“Jam shumë i sigurt se ai mund të luaj në atë pozicion” ka thënë Guardiola para derbit me Chelsea.

“Ai është i shpejtë, i fuqishëm në ajër dhe kur ka topin në këmbë, ai sheh gjitha opsionet” ka thënë tutje ai.

“Ai është inteligjent, di kur të shkoj para dhe mbrapa, ai kupton gjithçka. Duhet të stërvitet më shumë në këtë pozitë, por mendoj se mund ta bëjë. Por, sigurisht, pozita e tij është mesfushor” ka thënë ndër të tjerash Pep.

Fernandinho është i vetmi lojtar në Manchester City, që nga Pep Guardiola është cilësuar si i pa zëvendësueshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat