Silva thotë se përvoja e Man City me titujt po i ndihmon në garën me Liverpool - Bota Sot
Silva thotë se përvoja e Man City me titujt po i ndihmon në garën me Liverpool

Futboll

Silva thotë se përvoja e Man City me titujt po i ndihmon në garën me Liverpool

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 10:28
David Silva

Manchester City kanë fituar tre tituj të Premierligës që nga viti 2010, dhe ylli i kësaj skuadre beson se kjo përvojë sjellë përfitime në garën për titullin këtë edicion.

David Silva po e përdor eksperiencën e së kaluarës për ta ndihmuar Manchester City në garën me Liverpool për titullin e Premierligës.

Standardi për triumfin në Premierligë është ngritur shumë lart, duke bërë që 90 pikë të mos sigurojnë titullin e kampionit.

“Eksperienca e shumë viteve dhe shumë ndeshjeve në Premierligë të ndihmon shumë në këso momente” ka thënë Silva, transmeton lajmi.net.

“Sepse kur ke eksperiencën, ti e di saktësisht se çfarë do të ndodh” ka thënë tutje mesfushori spanjoll.

“Që kur jam transferuar këtu ne kemi pasur presionin që të luftojmë për titullin. Shpresoj se këtë sezon do ta bëjmë përsëri” ka thënë ndër të tjerash ish anëtari i Valencias.

Manchester City do ta ketë një test mjaft të vështirë sot, ku në ‘Etihad Stadium’ do ta pres skuadrën e Chelsea.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...