Sarri e arsyeton kështu deklasimin që e pësoi nga Manchester City - Bota Sot
Sarri e arsyeton kështu deklasimin që e pësoi nga Manchester City

Futboll

Sarri e arsyeton kështu deklasimin që e pësoi nga Manchester City

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 20:46
Maurizio Sarri

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri është bërë i gjallë pas deklasimit që e pësoi sot te Manchester City.

Pasi mori kritika të shumta për injorimin që i bëri Guardiolas, duke mos i dhënë dorën, tekniku italian nuk ka dashur të flas për këtë episod.

Ai pas ndeshjes është shprehur tejet i zhgënjyer me performancën e ekipit.

“Jam i shqetësuar për ekipin dhe performancën, jo punën time. Diçka ka ndryshuar që nga fillimi i sezonit, dhe për momentin nuk jam në gjendje të shohë arsyen se pse”, tha Sarri.

Sarri thotë se sot nuk ishte problemi te motivimi i lojtarëve: “Bëmë shumë gabime kundër një kundërshtari që nuk fal gabime”.

Chelsea pas 26 xhirove renditet në pozitën e 6-të në Premierligë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...