Sarri: Abramovich ka harruar të më thërret - Bota Sot
Sarri: Abramovich ka harruar të më thërret

Futboll

Sarri: Abramovich ka harruar të më thërret

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 22:17
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri është deklaruar pas humbjes së thellë nga Manchester City.

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, ka dhënë një deklaratë tejet befasuese pas humbjes 6 me 0 nga Manchester City.

Trajneri italiania thënë se ai nuk komunikon shpesh me Roman Abramovichin, andaj do të ishte i lumtur nëse do ta telefononte.

“Presidenti të thërret? Nëse ai e thërret, atëherë do të isha i lumtur, pasi që nuk kam dëgjuar për një kohë të gjatë prej tij”, tha Sarri pas ndeshjes.

“Ishte një humbje shumë e rëndë, tani duhet të gjejmë përgjigje gjatë orëve të ardhshme. Ne kemi pranuar një gol të hidhur në fillim dhe kjo na ka prekur qartësisht ne.

“Guardiola? Unë nuk i dhash dorën në fushë pas përfundimit të ndeshjes, por që unë shkova më pas pranë zhveshtoreve të tyre dhe u përshëndeta”, ka shtuar më tej trajneri italian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...