Herolind Shala transferohet te pesë herë kampioni norvegjez - Bota Sot
Herolind Shala transferohet te pesë herë kampioni norvegjez

Futboll

Herolind Shala transferohet te pesë herë kampioni norvegjez

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:44
Herolind Shala është transferuar te një skuadër edhe më e madhe.

Herolind Shala është bërë me skuadër të re.

Pas largimit nga IF Star, Herolind Shala është transferuar te një skuadër edhe më e madhe.

Mesfushori nga Kosova është transferuar te klubi norvegjez, Valerenga.

Drejtori sportiv i Valerengas, Jorgen Ingebrigtsen ka thënë se janë shumë të lumtur që e kanë fituar garën për Shalën.

“Herolindi është një futbollist shumë i shkathët i cili luan në disa pozita. Jemi shumë të lumtur që pas një kohe të gjatë negociatash kemi arritur ta bindim të nënshkruajë me ne”.

Ndërkohë edhe Shala është shprehur shumë i lumtur që do të luaj në një klub të madh si Valerenga.

“Valerenga është një klub i madh që ka ambicie të mëdha. Unë kam ardhur këtu sepse besoj se mund të fitojmë diçka dhe ky është qëllimi im”, përfundoi Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...