Manchester United i ka befasuar tifozët me vendimin e fundit.
Manchester United ka filluar t’i blindojë disa lojtarë me kontrata të reja, pasi ata janë në muajt e fundit të marrëveshjes me klubin.
Skuadra angleze i ka vazhduar kontratën Ashley Youngut edhe për një vit.
Manchester United ka bërë të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Kapiteni i ‘Djajve të Kuq’ është shprehu tejet i lumtur që do të qëndrojë edhe për një vit në Old Trafford.