Tottenhami po monitoron me kujdes situatën e Daniel Sturridge te skuadra e Liverpoolit.
Sulmuesit i mbaron kontrata në përfundim të këtij sezoni, ndërkohë që te ‘Gjelat” ai shihet si një alternativë për Harry Kane, që do të ketë nevojë edhe të pushojë. Mungesa e një alternative të sulmuesit kryesor të skuadrës po ndihet aktualisht te skuadra e Pochettinos, ndaj dhe drejtuesit kanë nisur që të mendojnë që tani për merkaton e verës. Në “Anfield Road”, Sturridge ka humbur nën hijen e treshes magjike Salah-Firmino-Mane, ndërkohë që edhe Divock Origi preferohet përpara tij nga trajneri Klopp.