Ndoji në llupën e Sampdorisë - Bota Sot
Ndoji në llupën e Sampdorisë

Futboll

Ndoji në llupën e Sampdorisë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:13
Ndoji në llupën e Sampdorisë

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji, po zhvillon një sezon mjaft të mirë në Seria B. 22-vjeçari duket se është pjekur mjaftueshëm dhe është gati për hapin e madh, atë të kalimit në Seria A. Shqiptari aktivizohet në radhët e Brescia-s ku është kthyer në titullar fiks. 

Ai po luan mjaft mirë dhe në ndeshjen e fundit të ekipit të tij ndaj Carpi-t la gjurmë pasi shënoi në fitoren 3:1. Brescia kryeson renditjen në Seria B dhe duket se do të ngjitet në Seria A në fund të sezonit. Paraqitjet e mira të shqiptarit kanë bërë që ai të ketë vëmendjen e ekipeve të elitës së futbollit italian që në këto momente. 

“Sampdoria news” bën me dije se në sfidën ndërmjet Brescias dhe Carpit në stadium kanë qenë dhe disa scout të Sampdorias. Misioni i tyre ishte i qartë, të mbanin nën vëzhgim mesfushorin e kombëtares shqiptare. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë padyshim që është një lajm i rëndësishëm për mesfushorin e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...