Solari: Loja e këtij lojtari të Realit më ka kënaqur

Futboll

Solari: Loja e këtij lojtari të Realit më ka kënaqur

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 08:18
Santiago Solari

Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari, është deklaruar shumë i lumtur me paraqitjen e Marco Asensios në fitoren 1:2 në udhëtim te Ajax, në 1/8 e finales.

Talenti spanjoll hyri në lojë në minutën e 73’ duke e zëvendësuar Karim Benzeman, ndërsa në minutën e 87’ shënoi golin që ia solli një fitore shumë të rëndësishme Real Madridit.

Solari ka thënë se është i kënaqur me mënyrën se si Asensio i është qasur kësaj ndeshje.

“Jam veçanërisht i kënaqur për Asension, për mënyrën se si luajti ai dhe për faktin që shënoi golin. Ai dukej i gjallë kur hyri dhe shënoi një gol vërtetë të rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Solari.

Solari nuk ka lënë pa përgëzuar edhe skuadrën e Ajaxit, për paraqitjen në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat