Valverde thotë se Barcelona nuk janë të frikësuar - Bota Sot
Valverde thotë se Barcelona nuk janë të frikësuar

Futboll

Valverde thotë se Barcelona nuk janë të frikësuar

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:09
Ernesto Valverde

Sipas kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos, gara për titullin në La Liga është rihapur, por një shqetësim i tillë nuk shihet tek Barcelona.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka hedhur poshtë ‘sugjerimet’ se Barca duhet të jenë të frikësuar për titullin e La Liga.

Më herët, Thibaut Courtois kishte thënë se skuadrat tjera do të kenë frikën të përballen me skuadrën në formë të Santiago Solarit.

Por, këtyre zërave u ka reaguar trajneri i skuadrës katalane, duke bërë të ditur se ata nuk kanë frikë nga asgjë.

“Frikë nga çfarë? Ne garojmë kundër skuadrave të njëjta që kemi garuar deri tani për ligën” ka thënë Valverde për reporterët.

“Atletico Madrid, Real Madrid, Valencia dhe Sevilla. Të jemi të frikësuar kur ne jemi liderët? Nuk mendoj kështu” ka shtuar tutje trajneri i Barcës.

Kujtojmë se sot Valverde u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, duke vazhduar kontratën me kampionët e La Ligas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...