Allegri i kënaqur me fitoren, flet edhe për tema tjera

Futboll

Allegri i kënaqur me fitoren, flet edhe për tema tjera

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 00:32
Massimiliano Allegri

Juventusi ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Frosinones në ndeshjen e së premtes falë golave të shënuar nga paulo Dybala, Leonardo Bonucci dhe Cristiano Ronaldo.

Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri është shprehur i kënaqur me atë që tregoi skuadra e tij. “Përveç barazimit me Parman, ekipi është në rritje dhe jemi më mirë se në javët e para. Chiellini? E aktivizova pasi nuk mund të luante Rugani, gjithashtu besoj se kur një lojtar është gati, pse të mos e aktivizoj menjëherë”, ka thënë Allegri.

“Tani le të fokusohemi tek Atletico, një ndeshje ku duhet të shënojmë gol. Dybala po luan më i tërhequr pasi aty na ndihmon shumë. Kemi nevojë për një lojtar që lidh sulmin me mesfushën, fatkeqësisht ai pozicion nuk i lejon të shënojë shumë gola”.

“Kam dyshime për ndeshjen e së mërkurës, të shohim se kush do të luajë. Paulo është në formë të shkëlqyer, gjithashtu është rikthyer Douglas Costa”.

“Do të jetë një ndeshje e rëndë fizikisht. Icardi? Nuk di asgjë për afatin kalimtar.  Është një sulmues që shënon, është i ri dhe ka akoma shumë rrugë për të bërë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat