Tifozët e Interit e gjuajnë me gurë gruan e Icardit, Wanda Nara

Futboll

Tifozët e Interit e gjuajnë me gurë gruan e Icardit, Wanda Nara

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:10
Wanda Nara

Mëngjesi i sotëm nuk ka qenë fare i mirë për gruan e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, Wanda Nara. Kjo pasi që Wanda është sulmuar me gur deri sa ishte në veturë me djalin e saj, afër stadiumit ‘San Siro’.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, për fat të mirë Wanda dhe djali i saj nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Wanda Nara ka qenë cak i sulmeve dhe kritikave kohët e fundit pasi që po cilësohet fajtore për rebelimin e Icardit.

Sulmuesi argjentinasi, Icardi po spekulohet se ka arritur marrëveshje me rivalët e Inter, Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat