Që nga Rusia më shqiptari nuk ishte ftuar nga Petkoviqi! - Bota Sot
Që nga Rusia më shqiptari nuk ishte ftuar nga Petkoviqi!

Futboll

Që nga Rusia më shqiptari nuk ishte ftuar nga Petkoviqi!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Blerim Xhemaili

Është interesant me futbollistin me përvojë, mesfushorin Blerim Xhemaili, se nga sfida e 3 korrikut të vitit 2018, në takimin Suedi-Zvicër, ai nuk ishte ftuar në kombëtaren e Zvicrës nga përzgjedhësi Vladimir Petkoviq.

Blerim Xhemaili nga viti 2006 është paraqitur në petkun e Zvicrës, ka luajtur 69 ndeshje e ka realizuar 11 gola. Goli i fundit i tij u shënua me 27 qershor në Kampionatin Botëror - ‘Rusia 2018’, në fazën e grupeve.

Ai shënoi në minutën e 31-të për barazimin 2:2 të Zvicrës ndaj Kosta Rikës dhe kishin siguruar biletën për në të tetën e finales, por që u eliminuan me 3 korrik nga Suedia, ku u paraqit titullar deri në minutën e 73-të. 32-vjeçari dha shumë për Zvicrën dhe shijoi momente të shkëlqyera, aktualisht luan për Bolognan në Serie A. Përveç Xhemailit, edhe Valon Behrami (33) e Gelson Fernandes (32) janë larguar nga kombëtarja e Zvicrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...