Sadiku: Jam i lumtur për golin që shënova

Futboll

Sadiku: Jam i lumtur për golin që shënova

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 10:17
Armando Sadiku

Armando Sadiku shënon në një ndeshje zyrtare pas plot 15 muajsh.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e kishte harruar shijen e golit që më 13 nëntor të vitit 2017, kur bënte dopietë me fanellën kuqezi në miqësoren e fituar 2-3 ndaj Turqisë.

Sot sulmuesi luajti për herë të parë titullar me Luganon dhe hapi serinë e golave në fitoren 0-3 në transfertë ndaj Luzernës.

"U ndjeva shumë mirë që në momentin që nisi ndeshja. Mora besimin nga trajneri për të luajtur titullar dhe isha i bindur që do të shënoja", tha fillimisht Sadiku.

"Për fat ia dola. Më erdhi mirë edhe për skuadrën që fitoi, pasi kishte shumë nevojë për këtë trepikësh. Kam punuar shumë gjatë kësaj kohe dhe ndihem mirë, sepse besimi më është dhënë nga të gjithë. Familja, miqtë dhe e gjithë skuadra e Luganos më kanë qëndruar pranë”, deklaroi Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat