Alisson Becker duket se e pëlqen shumë Manuel Neuer.
Alisson Becker i ka thuru lavde Manuel Neuer, para përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve.
Portieri brazilian ka thënë se e ka homologun e tij si pikë referimi.
“Neuer normalisht që është një referencë për mua”, tha Alisson kur u pyet se çfarë mendon për Neuer.
“Kur u hodh shorti dhe ra Bayern, isha i kënaqur sepse e dija se do luaja kundër tij (Neuer).”, ka shtuar më tej ai.