Bayern Munich po ia merr yllin e madh Juventusit

Futboll

Bayern Munich po ia merr yllin e madh Juventusit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 08:13
Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi

Tashmë është bërë e ditur se Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi.

Paulo Dybala nuk është i lumtur me minutazhën e ofruar nga Maxi Allegri, andaj do të largohet në verë.

Bayern Munich e dëshiron transferimin e sulmuesit argjentinas, por që duhet të ofroj një shumë mbi 100 milionë euro.

Skuadra gjermane e di se situata e Dybalas te Juventus është e ndërlikuar, andaj dëshiron t’i marrë shërbimet e tij qysh në verë.

‘Zonja e Vjetër’ ka bërë me dije se ata janë të gatshëm ta shesin argjentinasin, por që kërkojnë mbi 100 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat