Ismet Munishi vazhdon të filozofojë, krahason Prishtinën me Korenë Veriore

Futboll

Ismet Munishi vazhdon të filozofojë, krahason Prishtinën me Korenë Veriore

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 23:58
Ismet Munishi

Ismet Munishi vazhdon të jetë pjesë e shtypit si pasojë e deklaratave të tij interesante.

Trajneri aktual i Vëllaznimit, kësaj rradhe ka kritikuar klubin e Prishtinës, madje ai ka shkuar aq larg sa ta krahasojë me vendin më të izoluar në botë, Korenë Veriore.

Si gjithmonë, në kundërshtim me formën e punës në vendet evropiane, ai ishte i ftuar në “Duelin Sportiv” të RTV Dukagjinit, duke thënë se drejtuesit e Prishtinës duhet të jenë më vigjilentë sa i përket lirisë së shprehjes për lojtarët.

“Nuk jemi në Korenë e Veriut që mos me i lënë futbollistët me shku. Kjo është demode, unë jom kundër silencio stampa që i thojnë latinisht. Futbollistët duhet të jenë të lirë që të flasin” deklaroi Munishi

Kujtojmë se me ardhjen e Josës në kryeqytet, ka ndryshuar shumë çasja e lojtarëve prishtinas me mediat, ku shumica nga ta nuk dalin asnjëherë përballë shtypit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat