Neuer: Një rezultat i mirë, ai e vërtetoi se është një bishë

Futboll

Neuer: Një rezultat i mirë, ai e vërtetoi se është një bishë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 23:14
Manuel Neuer

Ndeshja e parë e 1/8-ave të Champions League mes Liverpool dhe Bayern Munich ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0 në Anfield. 

Një rezultat që ka kënaqur portierin bavarez Manuel Neuer. 

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë pasi Liverpool është një ekip me kualitet që ka lojtari shumë të shpejtë në sulm. 

“Megjithatë kemi mbrojtur mirë dhe ishim kompaktë deri në fund. Donim të merrnim një rezultat të mirë këtu, por mëkat që nuk shfrytëzuam mundësitë që na u dhanë. 

“Martinez? E vërtetoi edhe sot që është një bishë e vërtetë. 

“Rezultati për ndeshjen e kthimit nuk është i keq, por mund të kishte edhe më mirë. Çdo gjë është e hapur për ndeshjen e kthimit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat