Simeone paralajmëron Juventusin: Ju pret ferri!

Futboll

Simeone paralajmëron Juventusin: Ju pret ferri!

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:45
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka paralajmëruar se Wanda Metropolitano do të ‘shpërthejë’ sonte për ndeshjen e Ligën e Kampionëve.

Juventusi takohet sonte me Atletico Madrid me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Metropolitano është gjithashtu vendi mikpritës i finales së Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, dhe Simeone beson se sonte tifozët do ta ndihmojnë shumë ekipin e tyre.

“Kam dëshirë të madhe për të luajtur këtë lojë,” tha ai në një konferencë për shtyp.

“Është një burim krenarie për të luajtur lojëra si këto kundër këtyre ekipeve të forta. Na ndihmojnë të rritemi. Ata janë një ekip i shkëlqyer, por ne duhet të mendojmë për veten tonë. Ne do të luajmë në një stadium të jashtëzakonshëm që do të shpërthejë nga tifozët”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat