Shpërthen Pique

Futboll

Shpërthen Pique

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:09
Shpërthen Pique

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ringjalli debatin e tij me Real Madridin duke sugjeruar se madrilenët sillen në mënyrë tejet hipokrite kur vjen fjala për vendime të gjyqtarëve, në çfarëdo sporti që luajnë ata.

Ekipi i basketbollit të Real Madridin u zhgënjye të dielën, kur u mposhtën me rezultat 94:93 nga rivalët e tyre të vjetër, Barcelona, në finalen e Kupës së Mbretit.

Pas kësaj ndeshjeje, Real Madridi u përqendrua te akuzat ndaj gjyqtarëve dhe Barcelonës duke sugjeruar se katalonasit kishin përfituar nga shumë vendime kontroverse të gjyqtarëve dhe kjo gjë ua kishte sjellë atyre titullin e kampionit.

Por, Pique e theksoi se në momentet kur “Los Blancos” trajtohen më mirë nga gjyqtarët, ata thjesht heshtin. Si shembull, spanjolli e mori ndeshjen e fundit kundër Atletico Madridit, e cila përfundoi me rezultat 3:1 për Real Madridin.

“Ankesat e Real Madridit ndodhin në futboll, ndodhin në basketboll, të paktën ata nuk luajnë ndonjë sport tjetër sepse do të vuanim edhe në ‘hockey’ dhe hendboll, gjithashtu”, ka thënë Pique pas barazimit të mbrëmshëm në Ligën e Kampionëve, kundër Lyonit.

“Pastaj ata shkuan në Wanda Metropolitano [stadiumi i Atletico Madridit], gjyqtarët u ndihmojmë atyre dhe pastaj ata e mbyllin gojën dhe nuk ankohen më”.

“Kishte gabime [në finalen e basketbollit në Kupën e Mbretit], ata fillimisht shkuan në favor të Real Madridit, e pastaj në favor të Barcelonës. Dhe, më vonë, Real Madridi na e dhanë një shfaqje të plotë me gjyqtarët”.

“Në fund të fundit, nëse nuk do të kishte ndodhur asnjë gabim, Barcelona do të kishte fituar. Por, ata e bëjnë këtë zhurmë për ta mbuluar faktin që Barcelona është kampion dhe t’i fshehin meritat e lojtarëve që e ngritën kupën në Madrid”, përfundoi Pique.

Barcelona e Lyoni barazuan, 0:0, në takimin e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat