Atletico Madridi e bind Jan Oblakun për rinovim

Futboll

Atletico Madridi e bind Jan Oblakun për rinovim

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 20:51
Jan Oblak

Jan Oblak është bindur dhe është afër që të vazhdojë kontratën me Atletico Madridin deri në vitin 2022.

Tashmë marrëveshja për rinovimin e kontratës së tij me klubin spanjoll është arritur dhe pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Kontrata aktuale e portierit sllovak skadon në vitin 2021 dhe kishte të përfshirë një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh.

PSG ka qenë e lidhur me portierin që vlerësohet edhe nga shumë klube të tjera të mëdha.

Detajet dhe termat financiarë do të publikohen javën që vjen, por besohet se klauzola e largimit do të jetë rreth 150 deri në 200 milionë euro.

Los Colchoneros janë duke punuar gjithashtu për rinovimin e kontratave të Diego Godin  dhe Filipe Luis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat