Xhaka përplaset fizikisht me futbollistin serb, i tregon se ka gjak shqiptari

Futboll

Xhaka përplaset fizikisht me futbollistin serb, i tregon se ka gjak shqiptari

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 22:13
Përballja Xhaka - Dubajic

Pas befasisë në ndeshjen e parë ku u mposht me rezultat minimal, Arsenali ka shënuar fitore 3-0 kundër Bate Borisov dhe ka kaluar në raundin e 16 më të mirave në Europa Ligë.

Granit Xhaka shkëlqeu në këtë ndeshje, pasi dha dy asiste në dy golat e vetëm të ‘Topçinjëve’ sepse një u shënua nga skuadra mysafire.

Fundi i ndeshjes ishte tensionues, kur sulmuesi i mysafirëve Bojan Dubajic bëri një ndërhyrje ndaj Nacho Monreal.

Për këtë reagoi lojtari më i mirë i kësaj ndeshje Xhaka, i cili u kacafyt fizikisht me Dubajic, i cili ka prejardhje serbe.

Ndoshta edhe kjo e shtyu mesfushorin e Arsenalit të përballej fizikisht me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat