Ançeloti “çmend” tifozët e Juventusit

Futboll

Ançeloti “çmend” tifozët e Juventusit

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:30
Ançeloti “çmend” tifozët e Juventusit

Napoli fitoi mbrëmjen e djeshme kundër Zyrihut, 2:0 dhe kaloi në fazën tjetër të Ligës së Europës, ku do të ndeshet me Salcburgun.

 

Pas përfundimit të kësaj sfide me zvicerianët, Karlo Anceloti ka folur pëprara mediave duke mos qëndruar vetëm te Napoli, por diskutimi ka prekur edhe Atletikon e Juventusin.

Trajneri i talian u pyet për komentin që presidenti i Atletikos kishte bërë dje për 5 Ligat e Kampionnëve të Ronaldos, që sipas tij ishin 3 dhe jo 5. “Mendoj se Reali dhe Ronaldo i kanë fituar me meritë ato Champions, por Atletiko ka qenë dhe vazhdon të jetë një kundërshtar shumë i fortë. I uroj Aletikos që të fitojë Ligën e Kampionëvë një ditë”, ka përfunduar Anceloti.

Kështu kjo deklaratë nga trajneri italian, normalisht që nuk i ka pëlqyer shumë tifozëve juventin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat