Zbulohet një tjetër arsye për largimin e Ronaldos nga Reali

Futboll

Zbulohet një tjetër arsye për largimin e Ronaldos nga Reali

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:00
Cristiano Ronaldo

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid drejt Juventus ishte ngjarja kryesore e verës së kaluar, në botën e futbollit.

Portugezi u largua pasi besohet se nuk ishte i lumtur me situatën në klub asokohe, apo më saktësisht me presidentin Florentino Perez.

Së fundmi raportohet se një nga problemet kryesore ishte edhe braziliani i Paris Saint Germain, Neymar JR.

“Goal” shkruan se kontaktet e afërta mes Neymarit dhe Florentino Perezit për një transferim të brazilianit në ‘Santiago Bernabeu’ ishin arsyeja e largimit të CR7.

Ronaldo ishte ndër kontribuuesit kryesorë të triumfeve të njëpasnjëshme të Real Madrid në Ligën e Kampionëve, por as kjo nuk mjaftoi që ai të vazhdonte qëndrimin në gjigantin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat