Nesër do të ndodhë diçka historike në Ligën Premiere

Futboll

Nesër do të ndodhë diçka historike në Ligën Premiere

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Liga Premiere vlerësohet si kampionati më i fortë i futbollit në botë, por nuk është e veçantë vetëm për cilësinë e saj.

Anglia ofron plot surpriza në botën e futbollit dhe nesër do të ndodhë një e tillë.

I rikthyer në fushë dy vite më parë si trajner i Crystal Palace, Roy Hodgson do të shkruajë nesër historinë e Premier League. Në moshën 71 vjeç e 198 ditë, ai do të bëhet trajneri më i vjetër në moshë që drejton një skuadër në Premier League.

Rekordi i mëparshëm mbahet nga një tjetër legjendë e futbollit anglez, si Bobby Robson. Ekipi i Crystal Palace, që luan për mbijetesën në Premier, do të udhëtojë në Leicester, aty ku ditën e shtunë (ora 18:30) do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat.

Roy Hodgson, që në vitin 2016 ishte shkëputur nga futbolli, pasi u largua nga kombëtarja e “3 Luanëve”, u rikthye në detyrë në vitin 2017, te skuadra e Crystal Palace. Ky është ekipi ku ai hodhi hapat e parë në karrierën e tij si futbollist.

Në konferencën e sotme për shtyp, Hodson tha: “Do të vazhdoj të drejtoj edhe për shumë kohë, pasi nuk më mërzit dhe streson kjo që bëj. Unë nuk mendoj për rekordin e nesërm, por se si të shpëtojmë nga rënia nga kategoria dhe besoj se do t’ia dalim mbanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat