Tjetër gol i Vedat Muriqit në Turqi

Futboll

Tjetër gol i Vedat Muriqit në Turqi

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 22:24
Vedat Muriqi

Se është në formë të shkëlqyer këtë sezon, sulmuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, e ka treguar edhe në përballjen e tij të fundit në Superligën turke, në të cilën shënoi gol kundër Yeni Malatyasporit.

Rizespori fitoi në fund me rezultat 3:0, ndërsa shtatlarti i Kosovës, Muriqi, e realizoi golin e dytë të skuadrës në minutën e 90-të.

Pas 23 xhirove, Rizespori ka 28 pikë, ndërsa Vedat Muriqi ka të realizuara 8 gola e 5 asistime në elitën e futbollit turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat