Sarrri: Nuk e di kuptimin e ‘Sarriball’

Futboll

Sarrri: Nuk e di kuptimin e ‘Sarriball’

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 20:40
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri është adresa kryesore e kritikave ditëve të fundit, pas rezultateve të dobëta të Chelsea.

Gjithë këto kritika po vijnë si pasojë e stilit të lojës që ai po tenton ta imponojë tek Chelsea, e që nuk po ia del si duhet.

Ndryshimi i pozicionit të N’Golo Kante për të aplikuar sistemin që po quhet ‘Sarriball’ ka nxitur shumë reagime.

Së fundmi italiani është pyetur për këtë çështje mirëpo nuk ka pasur përgjigje për “Sarriball’.

“Nuk e di kuptimin e ‘Sarriball’. Siç kam thënë në ditën e parë në Angli, nuk e di çfarë është ‘Sarriball’” ka thënë Sarri.

“Mendoj se është nga një gazetë. Në Itali, mendoj. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Ndeshja e radhës për Maurizio Sarrit do të jetë kundër Manchester City, në finalen e Kupës Carabao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat