Vendosin rekord biletash ndaj Interit

Futboll

Vendosin rekord biletash ndaj Interit

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 18:27
Vendosin rekord biletash ndaj Interit

Inter – Eintrakt Frankfurt është një prej çifteve shumë të forta dhe të luftuara të fazës së 1/16-ave në Ligën e Europës.

Ndeshja e parë do të luhet në Gjermani, ndërsa e dyta në Milano. Që tani ka nisur interesimi i tifozëve gjerman për ndeshjen e dytë, që do të luhet në Itali duke prenotuar të gjitha bileta që janë në dispozicionin e tyre, që janë 13.500.

Drejtues të skuadrës gjermane kanë negociuar me drejtuesit e Interit, për të marrë një numër më të madh biletash, por nuk dihet ende numri final i biletave në dispozicion të gjermanëve.

Tifozeria e skuadrës gjermane është e “çmendur” dhe këtë e ka treguar fakti se në ndeshjen e grupeve me Lacion në “Olimpiko”, edhe pse se ekipi i tyre ishte kualifikuar në stadium ishin të pranishëm plot 10 mijë njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat