Allan thotë se do ta mposhtin Juven për tifozët

Futboll

Allan thotë se do ta mposhtin Juven për tifozët

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 23:00
Mesfushori i Napolit, Allan 

Mesfushori i Napolit, Allan ka thënë se skuadra e tij do të triumfojë kundër Juves, për tifozët e skuadrës së tij.

Napoli është në ndjekje të liderëve me 13 pikë më pak, para spektaklit të derbit, por ai beson se skuadra e tij është në formë të mirë para këtij takimi.

“Ne patëm një ndeshje të madhe ndaj Parma, gjetëm golat që na munguan ndaj Fiorentinës dhe Torinos” ka thënë Allan.

“Ne nuk do ta shohim Juven. Po mendojmë për vetën. Duhet ta luajmë secilën ndeshje si një finale” ka thënë tutje ai.

“Pa marrë parasysh kundërshtarin, ne duam t’i bëjmë tifozët të lumtur” ka thënë ndër të tjerash braziliani.

Juventus duket se veçse ka siguruar titullin e kampionit, megjithëse ka akoma xhiro për tu luajtur, por një fitore eventuale ndaj Napoli do të mbyllte gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat