Për herë të parë në këtë edicion, trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, është në presion të madh, pas dy humbjeve rresht në ligë.
Disfata nga Burnley dhe të mërkurën nga Chelsea, e kanë larguar ekipin londinez përfundimisht nga gara për titull kampioni, por tani në rrezik është pozita 3 apo 4, me tri ekipe në garë tash, përfshirë Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Chelsean.
Situata bëhet edhe më e rëndë me deklaratën e trajnerit, para ndeshjes se skuadra e tij është 10 vjet larg titullit të kampionit.
Këtë deklaratë dhe mendësi të trajnerit argjentinas, e ka kritikuar ish-futbollisti Joe Cole, që është analist i futbollit në BT Sport.
“Kjo deklaratë dëmton klubin dhe lojtarët anglezë. Harry Kane, Dele Alli e Harry Winks, që të gjithë synojnë ta fitojnë titullin e kampionit. Të gjithë këta mund të largohen nga skuadra, në kërkim të një ekipi që mund ta fitojë titullin”, ka thënë Cole për situatën te Spursat.