"Ronaldo është një nga më të mirët, por Belotti është më i fortë"

Futboll

"Ronaldo është një nga më të mirët, por Belotti është më i fortë"

Më: 1 mars 2019 Në ora: 07:48
Juventus

Cristian Romero, mbrojtësi i Genoa-s, ka dëshirë që të bëhet një lojtar i madh. Emri i argjentinasit është përmendur shpesh në merkato dhe është një nga objektivat e Juventus-it për verën e ardhshme. 

Për momentin bëhet fjalë vetëm për zëra, por përshtypja është se Romero mund të përmirësohet ndjeshëm deri në qershor dhe të kërkojë një kontratë të rëndësishme. 

21-vjeçari u transferua verën e kaluar te Genoa për 1.700.000 euro, duke ia falur 15% që i takonte klubit të Cordoba-s, vendlindja e tij. Nga ai moment ai ka filluar të rritet dhe të tërheqë vëmendjen pas debutimit në Serie A pikërisht kundër Juventus-it të Cristiano Ronaldo-s. 

Argjentinasi ka folur pikërisht për portugezin në një intervistë të dhënë për "Corriere della Sera": "Unë jam i qetë dhe kur luaj nuk mendoj për kundërshtarin që kam përpara, e njëjta gjë ka ndodhur edhe kundër Cristiano-s", ka thënë Romero. 

"Ronaldo është një nga më të mirët në botë, Dybala është shumë i fortë dhe Juventus është një skuadër e madhe. Gjithsesi, unë mendoj vetëm që të jap maksimumin në fushë. Belotti është ai që më ka vënë më shumë në vështirësi: lëviz shumë dhe është i fuqishëm fizikisht". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat