Për shkak të rezultateve të dobëta të klubit, me një marrëveshje paraparake, klubi i futbollit Liria nga Prizreni dhe trajneri italian, Vincenzo Alberto Annese, ndajnë rrugët, përkatësisht ndërprenë bashkëpunimin.Deri në caktimin e trajnerit të ri, ushtrimet do t’i udhëheq asistenti i deri tashëm i tij, Alban Shala, bëhet e ditur nga klubi. Ndarja e rrugëve me trajnerin italian vjen pas barazimit 1:1 me Gjilanin dhe kjo ka revoltuar shumë tifozët 'Arpagjikët', ku edhe kishin dhënë ultimatum për shkarkimin e italianit.