Luciano Spaletti ka thënë se Mauro Icardi është duke munguar për shkak të lëndimit.
Pas humbjes me Cagliarin mbrëmë, trajneri i Interit, Luciano Spalletti, është vërshuar me pyetje të shumta nga gazetarët.
Të shumta ishin ato për mungesën e Mauro Icardit, që nuk është paraqitur për skuadrën që kur iu hoq shiriti i kapitenit, por mungesa e argjentinasit nuk është për këtë, sipas Spallettit.
“Jeni të lirë ta trajtoni këtë çështje si të doni. Situata e Icardit është e ngjashme me atë të Keitas, por trajtohen ndryshe. Po ju them se Icardi është i lënduar dhe brenda pak ditëve dytë pritet t’i përfundojnë trajtimet e tyre”, tha Spalletti.
“Nëse nuk bindeni, është problemei juaj”.