Osmani ka dhënë një deklaratë interesante

Futboll

Osmani ka dhënë një deklaratë interesante

Më: 2 mars 2019 Në ora: 19:36
Osmani ka dhënë një deklaratë interesante

Trajneri i Trepçës 89, Sabit Osmani ka dhënë një deklaratë interesante pas fitores kundër Flamurtarit, të shtunën mbrëma, në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës.

89-shi arriti t’i ikë zonës së barazhit me këtë tre-pikësh, derisa befasoi në “Fadil Vokrri” Flamurtarin, shkruan Insporti. Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës mitrovicase, Osmani ka thënë se është e papranueshme që një skuadër si Trepça 89 t’i gëzohet largimit nga barazhi.

“Kjo fitore na ka dhënë vetëbesim, për arsye se jemi larguar nga barazhi, mirëpo, të them të drejtën nuk po mund ta pranoj,” u shpreh ai.

“Trepça 89 t’i gëzohet fitores me ikë prej barazhit, mirëpo ky është realiteti, duhet të pajtohemi, duhet të mësojmë nga gabimet, do zoti nuk na ndodhin këto gabime më me luftu për barazh".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat