Shkëndija demolon Bellasicën, Shkupi ia bën mat Akademisë, pikë e madhe për Renovën

Futboll

Shkëndija demolon Bellasicën, Shkupi ia bën mat Akademisë, pikë e madhe për Renovën

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2019 Në ora: 15:55
Izair Emini

Skuadrat shqiptare u treguan shumë të suksesshme në javën e 21-të të Kampionatit të Maqedonisë Veriore në futboll. Kampioni në fuqi Shkëndija nga Tetova demoloi me rezultat 3:0 Bellasicën nga Strumica. Tri pikë të mëdha dhe e ruajnë epërsinë bindëse në krye të tabelës. Golat i shënuan: Izair Emini (53’), Agim Ibraimi (83’ – nga gjuajtja e lirë) e Mario Maslac (autogol 88’). Shkëndija udhëheq me 47 pikë, duke lënë pas Vardarin nga Shkupi me 38. Shkupi si mysafirë ia bën mat ekipit të Akademia Pandev, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0. Trajanovski (45+1') e Angelov (78') shënuan për fitoren e Shkupit.

Shkupjanët renditen në vend të pestë me 30 pikë të tubuara.  Renova importoi një pikë të madhe në duel me Sileksin nga Kratova, sfidë që përfundoi 0:0. Renova nga Xhepçishti edhe pse me një lojtar me pak kur Emran Ramadani u përjashtua me karton të kuq në minutën e 39-të, megjithatë ia doli të kthehet me një pikë të madhe.   Renova është në vend të gjashtë me 26 pikë dhe që i jep qetësi për në vazhdim të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat