Skuadra nga Madridi ka arritur të fitoj ndeshjen e parë të zhvilluar në Holandë, me rezultat 2 me 1, ku Ajax kishte zhvilluar një ndeshje tejet të mirë, mirëpo rezultatin në fund ishte në të mirë të spanjollve.
Në ndeshjen e dytë skuadra e Ajaxi-t do të mundohet ti shkaktojë probleme Madrilenëve, të cilët do të luajnë pa kapiteni Ramos, i cili është i suspenduar.
Real Madrid dhe Ajax pritet të startojnë në formacionin 4-3-3, e që do të jetë një ndeshje tejet interesante për tu ndjekur.
Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.
Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Nacho, Reguilon; Modric, Casemiro, Kroos; Vazquez, Vinicius; Benzema.
Ajax: Onana; Mazraoui, De Ligt, Blind, Tagliafico; De Jong, Schone; Neres, Van de Beek, Ziyech; Tadic.