Procedurë disiplinore ndaj Hodajt që goditi Kastriot Rexhën

Futboll

Procedurë disiplinore ndaj Hodajt që goditi Kastriot Rexhën

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:55
Procedurë disiplinore ndaj Hodajt që goditi Kastriot Rexhën

Komisioni i Garave, i IPKO Superligës dhe i Ligës së Parë, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj portierit të KEK-ut, Drin Hodaj.

Hodaj u hedh mbi sulmuesin e Feronikelit, Kastriot Rexhën, duke e goditur atë, brenda zonës së rreptësisë. Gjyqtari nuk e pa këtë rast në fushë, mirëpo Komisioni i Garave ka iniciuar procedurë pas xhirimeve televizive.

Inicimi i procedurës disiplinore nga Komisioni i Garave:

“Ndaj portierit të KF “KEK-u” Drin Hodaj me nr lic 1 dhe nr ID 000877M99 (motivi- pas një dueli me lojtarin kundërshtar brenda zonës së rreptësisë grushton-godet lojtarin kundërshtar, i cili ishte i shtrirë në fushë në ndeshjen KF “KEK-u” – KF Feronikeli, e zhvilluar në Kastriot me datë 02.03.2019) sipas incizimeve TV neni 93  paragrafi 1 pika 6 e Rregullores Disiplinore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat