Gjiganti i Premierligës transferon Strakoshën

Futboll

Gjiganti i Premierligës transferon Strakoshën

Më: 7 mars 2019 Në ora: 08:48
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha mund të largohet nga Lazio, për t’u transferuar në Premierligë.

Është skuadra e Tottenham Hotspur që po kërkon Thomas Strakoshën, si një zëvendësim afatgjatë të portierit të tyre Hugo Lloris.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane ‘Calciomercato’.

Skuadra angleze pritet të përballet me bisedime të vështira për të bindur Lazion për të hequr dorë nga portieri i Kombëtares Shqiptare.

Strakosha është pjesë e Lazios që nga viti 2012, ku i është bashkuar grupmoshave të reja.

23 vjeçari deri më tani ka regjistruar 80 paraqitje për ekipin e parë të Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat