Biglia shënoi super gol ndaj Chievo, ja kujt ia dedikoi golin

Futboll

Biglia shënoi super gol ndaj Chievo, ja kujt ia dedikoi golin

Më: 10 mars 2019 Në ora: 00:27
Pamje nga ndeshja

Milan sonte ka shënuar një fitore të madhe kundër Chievo Verona, me rezultatin 1:2.

Në këtë ndeshje ishin Lucas Biglia dhe Krzysztof Piatek ata që shënuan golat për skuadrën e Milan.

Padyshim se mesfushori argjentinas ishte ai që shënoi golin më të bukur në ndeshje, nga gjuajtja e lirë.

Pas shënimit të golit, Biglia pati një dedikim të veçantë, dhe pas ndeshjes ai ka treguar se kujt ia kishte dedikuar.

“Ia dedikova këtë gol familjes sime, si dhuratë për djalin tim më të ri i cili më kërkoi ta bëja këtë” ka thënë mesfushori.

“I kam shpjeguar atij se babi nuk shënon shumë gola, por i kam premtuar se do ta bëjë dedikimin porsa të shënojë” ka thënë ndër të tjerash ai.

Biglia golin e vetëm tjetër në Serie A e kishte shënuar në fanellën e Milan, mbrapa në shkurtin e 2018-ës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat