Challandes monitoron mbrojtësin nga Kosova tek Salzburgu

Futboll

Challandes monitoron mbrojtësin nga Kosova tek Salzburgu

Më: 10 mars 2019 Në ora: 08:26
Albert Vallçi

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, shqetësimet më të mëdha për dy ndeshjet e ardhshme mund ti ketë në mbrotje, meqenëse Amir Rrahmani nuk po luan rregullisht te Dinamo e Zagrebit dhe Fidan Aliti ende nuk ka nisur ndeshjet zyrtare me Kalmarin në Suedi.

Trajneri zviceran tani ka kthyer sytë te qendërmbrojtësi Albert Vallçi i cili javën e kaluar debutoi nga fillimi me skuadrën e Salzburgut, në fitoren 3-0 kundër Wolfsberger AC.

Vallçi ka nënshtetësi austriake por është me origjinë nga Kosova dhe ky është opsion i mirë për të që të veshë fanellën e Kosovës. 23 vjeçari ishte transferuar te Salzburgu në janar të këtij viti nga FC Wacker.

Sipas bmediave vendore, trajneri Bernard Challandes do ta monitoroj sot Vallçin në ndeshjen kundër Sturm Graz që zhvillohet nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat