Kapiteni i gjakovarit sulmohet nga një tifoz në Skoci

Futboll

Kapiteni i gjakovarit sulmohet nga një tifoz në Skoci

Më: 10 mars 2019 Në ora: 13:07
Kapiteni i gjakovarit sulmohet nga një tifoz në Skoci

Kapiteni i Rangers, James Tavernier është përleshur me një tifoz të Hibernian. Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard, në të cilën dhe ylli shqiptar, gjakovari Eros Grezda ka barazuar me Hibernian me rezultat 1:1.Tavernier ishte duke marrë topin për të rinisur ndeshjen kur për një moment u sulmua nga një tifoz i Hibernian. 

 Ai u konfrontua me të për disa sekonda, por intervenimi i shpejtë i policisë bëri që ky incident të mos bëhët më i madh.Me këtë barazim Rangers bën një hapa prapa në luftën për titull me Celtic, duke u renditur në pozitën e dytë me shtatë pikë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat