Paçarada titullar në fitoren e madhe të Sandhausenit

Futboll

Paçarada titullar në fitoren e madhe të Sandhausenit

Nga: K. G. Më: 10 mars 2019 Në ora: 16:24
Paçarada titullar në fitoren e madhe të Sandhausenit

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit i plotë për Sanmdhausenit, e cila si mysafirë e mposhti me rezultat minimal 1:0 Magdeburgun e papërshtatshëm. Tri pikë me shumë vlerë në luftë për mbijetesë në Bundesliga II.

Paçarada kreu detyrat mjaft mirë të parashtruara nga trajneri. Futbollisti Wooten është hero i fitores, i cili shënoi në minutën e 73-të. Pas 25 jave Sandhausen është në pozitën e parafundit (i 17-ti) me 20 pikë, ka një me pak se Magdeburg që renditet në vend të 15-të. Prandaj, Sandhausen e pret shumë punë e vështirë për të siguruar mbijetesën dhe çdo pikë që fitojnë në sfidat e radhës, do të janë pikë të arta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat