Mediat franceze befasojnë për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Mediat franceze befasojnë për shqiptarin e Kosovës

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:29
Mediat franceze befasojnë për shqiptarin e Kosovës

Arbër Zeneli po shkëlqen në kampionatin francez me skuadrën e Reims me të cilën ka vetëm 2 muaj që pas transferimti në merkaton e janarit nga Heerenveen.

Zeneli shënoi dje në barazimin 1:1 që mori skuadra e tij në transfertë ndaj Dijon.

Gazeta e madhe franceze "L’Equipe", e ka vlerësuar Zenelin si lojtarin e ndeshjen në këtë takim, duke i dhënë notën 8.

"Arbëri ishte margaritar të shtunën, pasi mesfushori anësor e tronditi Djonin. Çdo vrapim i tij i shpejtë me topin i bëri të djersitën fort kundërshtarët. I fortë në këmbë, i fuqishëm dhe preciz, ai shënoi nga një top i kthyer në zonë në minutën e nëntë", shtoi gazeta franceze.

Në gjashtë ndeshje për Reims deri tani në Ligë 1, tri si titullar dhe tri nga stoli, Zeneli i ka regjistruar dy gola dhe tri asiste.

'Ai vazhdoi ta destabilizojë mbrojtjen e Dijonit qoftë duke dribluar apo duke u kthyer nga e djathta etij. Mahnitës!”, vlerësoi gazeta franceze.

Forma e mirë e Zenelit vjen në prag të dy ndeshjeve të marsit të ekipit kombëtar të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat