Lugano – Basel, vjen një lajm i madh nga Zhegrova

Futboll

Lugano – Basel, vjen një lajm i madh nga Zhegrova

Më: 10 mars 2019 Në ora: 18:28
Edon Zhegrova

Skuadra e Baselit ka barazuar ndaj Luganos me rezultatin 1-1.

Basel mbetet në vendin e dytë në tabelë – pas barazimit me Luganon.

Albian Ajeti shënoi golin e vetëm për Baselin në këtë ballafaqim, kurse Edon Zhegrova u aktivizua për 26 minuta.

Zhegrova është inkuadruar në lojë në minutën e 66’të të sfidës dhe zhvilloi një paraqitje solide.

Ky është një lajm mjaft i mirë për selektorin e Kosovës, Bernard Challandes, pasi Zhegrova ka fituar besimin dhe ka minuta në këmbët e tij tek skuadra e re, gjë që nuk e kishte në Belgjikë tek Genk.

Vlen të theksohet se Kosova do të luajë me 21 dhe 25 mars ndaj Danimarkës, respektivisht Bullgarisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat