“Ekskluzive Jugones”: Zidane kthehet në Madrid

Futboll

“Ekskluzive Jugones”: Zidane kthehet në Madrid

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:51
Perez & Zidane

“Zidane do të jetë trajner i Real Madridit”, kështu ka thënë Josep Pedrerol, gazetari i “Jugones”.
Njeriu që raporton për shumë transferime dhe ishte ai i pari që dha lajmin se Cristiano Ronaldo do ta braktisë Madridin për Juventusin, tani i ka gëzuar tifozët madrilen.

Bëhet fjalë për Josep Pedrerol, sipas të cilit – nga burime të sigurta, Zinedine Zidane do të jetë përsëri trajner i Madridi dhe kjo tashmë është punë e kryer.

“Trajner i Real Madridit do të jetë, Zinedine Zidane. Ata janë takuar sot për të konfirmuar francezin si trajner të Madridit. Kthehet njeriu i tre Championsave me radhë, më i prituri nga të gjithë, nga tifozët dhe lojtarët. Do të vijë pas disa ditëve”, tha Pedrerol i “Jugones”.

Francezi do të zëvendësojë Santiago Solarin, i cili është në krye më pak se pesë muaj.

Ish trajneri i Madridit, Zidane, 46-vjeçar, u largua në Maj pasi udhëhoqi klubin drejt trofeut të tretë me radhë të Chanmpions League.

Reali aktualisht është në pozitën e tretë në La Liga, 12 pikë prapa Barcelonës.

Solari pritet të shkarkohet pas fitores 4-1 ndaj Real Valladolid të shtunën – pak ditë pas eliminimit nga Ajaxi nga Liga e Kampionëve, çka bëri që Madridi të mbesë pa trofe këtë sezon, edhe matematikisht, ende shpreson në titullin e Spanjës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat