Futbolli shqiptar do i rikthehet “jetës” ditën e nesërme, me bojkotin e arbitrave që ndërpritet, dhe gjithçka do të rinisë me Kupën e Shqipërisë.
Në turin çerekfinal, dy takime do të luhen nesër, me Partizanin që pret Luftëtarin në “Elbasan Arena”, ndërsa Teuta dhe Kukësi do të luajnë në Durrës. Ndërkohë, ditën e mërkurë, Tirana dhe Laçi luajnë ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, ndërsa Skënderbeu, që do të ndeshej me Kamzën, i fiton automatikisht takimet, dhe të qëndrojë pushim.
Më poshtë, edhe axhenda e Kupës së Shqipërisë.
Kupa e Shqipërisë
Turi çerekfinal
NESËR
Partizani-Luftëtari | 14:00 (në Elbasan)
Teuta-Kukësi | 17:00
TË MËRKURËN
Tirana-Laçi | 17:00
Kamza-Skënderbeu (0-3 në tavolinë)
Turi gjysmëfinal
(Data 24.04.2019 dhe 08.05.2019)
Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet katër ekipeve të kualifikuara në këtë tur;
FINALJA
30 maj 2019