Fjalët e para të Zidane pas kthimit në Real Madridi

Futboll

Fjalët e para të Zidane pas kthimit në Real Madridi

Më: 11 mars 2019 Në ora: 20:27
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është prezantuar në zyrat e Santiago Bernabeu si trajner i Real Madridit.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi. S’kam çfarë të them, edhe pse keni shumë pyetje, por unë skam çfarë të them, vetëm dua të vazhdoj sërish të punojë për të dërguar këtë kub aty ku duhet. Ajo çfarë dua është që nesër të nisi punën. Jam shumë i lumtur”, tha ai.

“A do të kesh më shumë autoritet? Do të shohim. Do të ndryshojnë disa gjëra për vitet e ardhshme. Por, do të kemi kohë për të folur për të ardhmen, sot kjo tema, por për ndeshjet që kanë mbetur dhe duam që të përfundojmë mirë”.

“Kisha oferta tjera, por nuk doja asnjë skuadër tjetër, vetëm Real Madridin dhe është koha të nisim punën, që nga nesër”.

Çfarë të tha Perezi kur ta telefonojë? “Që të kthehem dhe ja ku jam”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat